Tuesday, September 13, 2011

EMIGRANTET




Si skifterët që qiellin çajnë
Kalojnë dete e vargmale
Emigrantet, zogj shtegtare
Për një jetë me te mire pa halle

Si dallndyshet lejn folen
E ne vend te huaj nji tjeter bani
Kur ju vini , çel pranvere
E kur ikni , qan dhe mali

Nanat rrijne neper dritare
Tuj kundru se kur po ktheni
Baballaret pijne cigare
Sadopak ti qetesoj helmi

Emigrantet shkojne e vijne
Me trageta e aviona
Rrugeve te botes lane rinine
C'ju sheh syri ua ban dora

Deshirojne me pa me sy
Farefis moter e vella
Emigrandin mos lendo
Mekat ma te madh ne jete nuk ka 

E po bani zemra e tyre
Qe ziejne mrenda si vullkan
Te shperthejne , nuk munde te ndalen
Force vigane ata kane 

Emigrandet krenaria
E nji kombi kudo jane
Kure kthehen , gezohet shtepia
Kure ikin, ngel nate pa hane

No comments:

Post a Comment